Mikso si profesionist.
Pa u ndalur muzika.
2 deck, SMART MIX me inteligjencë artificiale, sampler me tupan e tarabuka, çifteli, prerje këngësh dhe lidhje me kontrollerët Pioneer, Traktor, Numark e të tjerë.
Programi DJ që i duhet çdo DJ-u
AN DJ Studio është program DJ për Windows, i ndërtuar për dasma, klube dhe festa – me muzikën shqipe në zemër.
SMART MIX me AI
Programi dëgjon kur këndon këngëtari dhe e bën kalimin vetëm kur është muzikë – tupan me tupan, atmosferë me atmosferë.
Kalim i butë, ritmi i njëjtë
Kënga e vjetër ulet ngadalë ndërsa hyn e reja. Tempoja nuk ndryshohet kurrë – zëri mbetet i pastër.
AUTOMIX
Lista luan vetë: 15 sekondat e fundit kalon automatikisht te kënga tjetër, pa heshtje.
Sampler F1–F12
Tupan, tarabuka, çifteli, efekte dhe drop-e. Krijo ritmet e tua me sekuencerin.
Kontrollerë MIDI
48 harta të gatshme: Pioneer DDJ, Traktor, Numark, Hercules, Denon… plus MIDI Learn për çdo pajisje.
Prerje këngësh
Prej këngën direkt në program dhe ruaje si MP3 – për hyrje, versione të shkurtra ose ringtone.
Ndarja e këngës (AI)
Ndaje këngën në zë, ritëm dhe melodi. Bëj acapella, instrumental ose vetëm tupanin – me një klik.
10 skin-a + kopertina
Ndrysho pamjen me një klik. Kopertinat e albumeve shfaqen në listë dhe në pllakë.
BPM, Sync, EQ, REC
BPM automatik, sync, hotcue, loop, echo, filter, EQ me 3 breza, regjistrim i miksit dhe shtyrje pa ndërprerje.
Një minutë – dhe e kupton pse.
Ngarko këngët, shtyp SMART MIX dhe lëre programin të gjejë momentin e duhur. Ose merre kontrollin vetë me mouse, tastierë apo kontroller.
- Libraria e madhe me kërkim, BPM dhe pjesët e këngës (AI)
- Shkurtore me tastierë për çdo funksion
- Punon offline – pa internet në dasmë
10 pamje. Zgjidh stilin tënd.
Kliko një skin për ta parë.

Më shumë se një player



Shkarko falas
14 ditë provë të plotë, pa regjistrim. Zgjidh kompjuterin tënd.
🍎 Si instalohet në Mac?
- Hape skedarin ZIP dhe tërhiqe AN DJ Studio te dosja Applications.
- Hape programin. Herën e parë macOS thotë që nuk mund ta kontrollojë – kliko Done.
- Shko te System Settings → Privacy & Security, poshtë kliko Open Anyway dhe konfirmo.
- Gati – nga herët e tjera hapet normalisht. Nuk e di cilin Mac ke? Menyja Apple (lart majtas) → About This Mac: “Apple M…” ose “Intel”.
Një çmim. Përgjithmonë.
Shkarkimi është falas me 14 ditë provë të plotë. Pastaj licenca – një herë, pa abonim.
- Të gjitha funksionet e programit
- SMART MIX me AI, sampler, MIDI, 10 skin-a
- Përditësimet e versionit 1.x falas
- Ndihmë me email
- Aktivizim i shpejtë – çelësi vjen me email
Si blihet licenca
Licenca lidhet me kompjuterin tuaj, prandaj na duhet ID-ja e kompjuterit.
Shkarko & instalo
Instalo AN DJ Studio. Programi punon 14 ditë falas.
Merr ID-në
Në program kliko 🔑 Licenca dhe kopjo ID e kompjuterit (p.sh. A1B2-C3D4-…).
Porosit & paguaj
Plotëso formularin më poshtë. Ju dërgojmë me email të dhënat për pagesë me bankë ose TWINT.
Aktivizo
Pas pagesës merrni çelësin me email. Kliko dy herë skedarin .lic – gati!
Porosia është gati – dërgojeni me email
Klikoni një nga butonat më poshtë. Brenda 24 orësh ju dërgojmë të dhënat e pagesës (TWINT / bankë), pastaj çelësin e licencës.
Ose dërgojeni vetë te: ndojaarber53@gmail.com
Pyetje të shpeshta
A është vërtet falas shkarkimi?
Po. Programi shkarkohet falas dhe punon plotësisht 14 ditë. Pastaj, për ta përdorur më tej, duhet licenca (99 CHF, një herë).
Në cilin sistem punon?
Windows 10 dhe Windows 11 (64-bit), si dhe macOS 11 ose më i ri (Apple M1–M4 dhe Intel). Rekomandohet të paktën 8 GB RAM.
A punon licenca edhe në Mac?
Po. Licenca lidhet me kompjuterin: në Mac e merr ID-në te 🔑 Licenca njësoj si në Windows.
Windows thotë “Windows protected your PC”. Çfarë të bëj?
Kjo shfaqet për programe të reja. Klikoni More info → Run anyway. Programi nuk përmban asgjë të rrezikshme.
Cilët kontrollerë DJ punojnë?
Mbi 48 kontrollerë njihen automatikisht (Pioneer DDJ-400, FLX4, SB3, Traktor, Numark, Hercules, Denon, Reloop…). Për të tjerët përdorni MIDI Learn: prekni butonin në ekran dhe pastaj butonin në kontroller.
A punon pa internet?
Po. Pas aktivizimit programi punon plotësisht offline – edhe SMART MIX me AI.
Ndërrova kompjuterin. Çfarë ndodh me licencën?
Na shkruani me email ID-në e kompjuterit të ri dhe ju dërgojmë çelës të ri.
Si paguaj?
Me TWINT ose me transferë bankare. Pas porosisë ju dërgojmë të dhënat me email.